Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të udhëtoj nesër drejtë Tiranës, ku do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e FShF-s, Armand Dukën.
Vizita e të parit të UEFA-s, vie si pasojë e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.
Ceferin do të zhvillojë takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
