Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin mbikëqyrës të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Trepça” Sh.A. dhe Bordin mbikëqyrës të drejtorëve të KEK-ut, shkruan Paparaci.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ndërmarrjet publike do t’i shndërrojnë në kontribuues të buxhetit të Kosovës.
“Ndërmarrjet publike dalë nga dalë do t’i shndërrojmë nga barrë të buxhetit në kontribuues të tij.
I kemi edhe 10 ndërmarrje publike me borde të përkohshme për të cilat do të ketë konkurse të rregullta”, tha ai,
Për këtë bord sipas kryeministrit kanë aplikuar 57 kandidatë. Komisioni qeverisë ia ka rekomanduar listën me 19 kandidatë.
Bordi mbikëqyrës ka këtë përmbajtje: Kryesues Bahri Hyseni, Ibrahim Krasniqi anëtarë, Muharrem Peci anëtarë, Bujar Bilalli anëtarë, Xhevdet Tahiri anëtarë.
Ndërkaq anëtarë të Bordit të KEK-ut janë: Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli anëtarë, Bezat Halilaj anëtarë, Valbona Raifi-Deshishku anëtarë, Mustafa Pllana anëtarë, Valdrin Krasniqi anëtarë.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci abstenoi në këtë votim. /Paparaci/
