Të fundit

Besnik Hasi shkarkohet nga klubi arab

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi thuhet se është shkarkuar nga pozita e trajnerit te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ahli.

Gazetari, Cesar Luis Merlo ka njoftuar se klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli ka vendosur ta largojë Besnik Hasin dhe në vend të tij ta emëroj ish-trajnerin e Benficas, Jorge Jesus.

“Al-Ahli ka vendosur të shkarkoj trajnerin e tij, shqiptarin Besnik Hasin. Prandaj i bënë një ofertë miliona dollarë Jorge Jesusit, i cili ka pranuar të përgjigjet në ditët në vijim”, ka shkruar  Merlo.

Klubi arab ende nuk e ka konfirmuar lajmin për shkarkimin e Hasit.

Emri i Besnik Hasit ishte përmendur shpeshherë si zëvendësimi i duhur i Challandes te Përfaqësuesja e Kosovës, andaj me largimin e tij nga drejtimi i skuadrës arabe, Hasi mund të marrë drejtimin e Kosovës.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci