Të fundit

Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe të tjerat – kush e ka pasaportën më të fuqishme?

Pasaporta e Kosovës është më e ‘varfra’ në rajon. Me të lejohet udhëtimi pa viza në vetëm pesë shtete të Evropës. Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 40 vende të botës. Sllovenia renditet e para në rajon. 

Derisa procedurat burokratike të Bashkimit Evropian kanë izoluar qytetarët e Kosovës duke mos i mundësuar ende lëvizjen e lirë, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 40 vende të botës.

Kështu tregojnë të dhënat e The Henley Passport Index, në një raport të vitit 2021 mbi pasaportat më të fuqishme të botës.

Indeksi i The Henley Passport, rendit Kosovën në vendin e 108-të në botë për nga fuqia e pasaportës së saj. Në vitin 2021, kosovarët kanë të drejtë të lëvizjes vetëm në 40 vende të botës.

Qytetarëve të Kosovës iu duhet viza për të udhëtuar në shumicën e vendeve europiane, sipas këtij raporti.

Në regjionin ballkanik, ‘pasaporta më e njohur’ është ajo e Sllovenisë. Nënshtetasit sllovenë kanë të drejtë të levizin në 181 vende të botës pa viza.

Slovenia ndan vendin e 11 në indeksin e The Henley Passport, së bashku me Estoninë dhe Letoninë.

Ndërkaq, pasaporta e Kroacisë është e renditur në vendin e 18-të të pasaportave më të fuqishme të botës. Ajo mund të përdoret pa viza në 172 shtete.

Pasaporta serbe mund të përdoret për të udhëtuar lirshëm në 135 vende dhe është renditur si e 19-ta me radhë. Pasaporta e Maqedonisë së veriut është e 47-ta në listë dhe ka të drejtë të lëvizjes në 125 vende.

Mali i Zi, thuhet në raport, ka të drejtë levizjeje në 123 vende të botës. Pas saj vjen pasaporta e Bosnjë dhe Hercegovinës. Ajo renditet në vendin e 54-të dhe ka liri të lëvizjes në 116 vende.

Duke u bazuar në këtë listë, Slovenia dhe Kroacia, janë vendet më të fuqishme dhe përparimtaret në aspektin e lëvizjes së lirë.

Poseduesit e kësaj pasaporte mund të udhëtojnë në të gjitha vendet evropiane pa viza, përveq Rusisë dhe Azerbajxhanit.

Pasaportat më të fuqishme të botës janë ato të Japonisë dhe Singaporit. Këto dy dokumente nuk kanë kufizime të lëvizjes në 192 vende të botës. Më pastaj, renditen Gjermania dhe Korea e Jugut me 190 vende. Si dhe Italia e Luksemburgu me 189 vende.

Afganistani ka pasaportën më të dobët për nga numri i shteteve ku mund të lëvizë lirshëm. Poseduesit e saj mund të udhëtojnë vetëm në 26 vende të botës. /Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci