Dele Alli dhe Maria Guardiola nuk janë më bashkë.
Mesfushori i Tottenhamit dhe vajza e menaxherit të Manchester Cityt janë fotografuar disa herë nga paparacit gjatë muajit të kaluar.
Por, sipas gazetave angleze, marrëdhënia e tyre tashmë ka përfunduar.
Tashmë, mediat raportojnë se ylli i Tottenhamit po tenton të krijojë në lidhje me aktoren bukuroshe, Nicole Berry.

Siç shkruan Daily Mail, Alli e ka telefonuar aktoren që një kohë të gjatë.
Pak ditë më parë, aktorja Berry ka pranuar ftesën e Dele Allit për darkë, por për momentin ajo siguron se është thjesht beqare.
