Të fundit

Kandidati i VV-së për asamble emërohet në Bordin e Trepçës

Bujar Bilalli anëtari i Bordit të ndërmarrjes Trepça, i cili është emëruar në këtë pozitë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale në Mitrovicë.

Bilalli kishte kandiduar për asamble komunale në Mitrovicë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2013-të. Bilalli atë kohë renditej me numrin 17 në listën e Vetëvendosjes në garën për Asamble dhe kishte marrë vetëm 81 vota, shkruan Paparaci.

Krahas Bujar Bilallit në mbledhjen e sotme janë emëruar edhe Bahri Hyseni – kryesues, Ibrahim Krasniqi – anëtarë, Muharrem Peci – anëtarë dhe Xhevdet Tahiri – anëtarë.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka abstenuar në votimin e këtij bordi.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka emëruar edhe Bordin mbikëqyrës të drejtorëve të KEK-ut në të cilin bëjnë pjesë Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli anëtarë, Bezat Halilaj anëtarë, Valbona Raifi-Deshishku anëtarë, Mustafa Pllana anëtarë, Valdrin Krasniqi anëtarë, raporton Paparaci.

Emërohen bordet e Trepçës dhe KEK-ut

Në mbledhjen e kaluar të Qeverisë, kryeministri i Kurti kishte emëruar edhe Bordin e PTK-së dhe kryesues i kësaj ishte zgjedhur Fadil Bejta i cili është donator i Lëvizjes Vetëvendosje.

Emri i Fadil Bejtës figuron në listën e donacioneve për Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet nacionale të vitit 2021. Ai  kishte dhënë dy herë donacione për këtë parti. Një në vlerën prej 50 eurove kurse tjetrën 1 mijë euro./Paparaci.com

Donatori i Lëvizjes Vetëvendosje u emërua kryesues i bordit të Postës

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci