Një peticion i nisur online bën thirrje që Hollywoodi të ndalojë përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike.
Peticioni i iniciuar në platformën Change.org, ka mbledhur mbi 10,000 firma nga e enjta.
“Duhet të sigurohemi që kjo tragjedi të mos ndodhë më kurrë. Nuk ka justifikim që diçka e tillë të ndodhë në shekullin e 21”, thuhet në peticion.
Ky peticion ka nisur si rezultat i tragjedisë që ndodhi në xhirimet e filmit “Rust”, ku u qëllua aksidentalisht për vdekje kinematografja, Halyna Htchins, nga aktori Alec Baldwin. /Paparaci
