Të fundit

Rrjeti i Grave reagon ashpër pas dënimit me tetë muaj të dhunuesit të 15-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për dënimin me tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në Gjakovë.

Sipas RrGK-së, duke qenë se sipas ligjit kjo vepër penale dënohet 5 deri në 20 vite burgim, Gjykata Themelore e Pejës ka dështuar të shqiptojë dënimin e merituar për dhunën ndaj vajzave.

“Në këtë vendim, gjykata ka përdorur arsyetime të papranueshme e skandaloze, siç janë se “i akuzuari kishte sjellje korrekte’. Arsyetime të tilla veçse vërtetojnë se viktima nuk ka qenë prioritet për Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet në reagim.

RrGK vlerëson së këso vendime të ulta vetëm sa po motivojnë edhe më shumë dhunuesit, kurse po demotivojnë gratë dhe vajzat për ta raportuar dhunën ndaj tyre.

“Andaj, përmes kësaj kumtese, RrGK kërkon nga Prokuroria Themelore në Pejë që të sqarojnë se a kanë ankimuar kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. Kjo duke kujtuar se Prokuroria Themelore është përgjegjëse për trajtimin e këtyre rasteve duke i mbrojtur viktimat e duke i përcjell rastet deri në fund, e jo vetëm duke e dërguar aktakuzën”.

“RrGK përsërit thirrjen ndaj institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si Gjykatat, Prokuroria, dhe Policia e Kosovës, që t’i trajtojnë me priroritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke pasur gjithnjë në qendër qasjen e bazuar në viktimën”, thuhet në reagim.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci