Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 1 mijë e 853 raste me COVID-19.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur betejën me këtë virus.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 1.639 persona.
Kurse, MSh-ja ka bërë të ditur se janë kryer 9 mijë e 253 testime.
