Të fundit

Ish-ministri Kuçi në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është bërë pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, ish-kryeparlamentarit të akuzuar për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kuçi është shfaqur sot në seancën ku po mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.

Lajmin për përfshirjen e Kuçit në ekipin mbrojtës të Veselit e ka konfirmuar Ben Emmerson, avokati i njohur britanik, i angazhuar si kryesues i ekipit mbrojtës të Veselit.

Hajredin Kuçi, një ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, është tërhequr nga jeta politike para më shumë se një viti.

Ai ka shërbyer si nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci