Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt dhe dy të tjerëve.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Aktakuza ndaj Lekajt ndërlidhet me rastin e 53 milionë eurove shtesë të cilat Ministria e Infrastrukturës i ka ndarë për “Bechtel&Enka”, disa vjet më parë, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë.
Dy të akuzuarit tjerë janë Nebih Shatri, ish-zyrtar i Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berisha, shef i kabinetit të Lekajt. /Paparaci.com
