Të fundit

Dokumenti i kompanisë Hill International që mund ta “fundosë” Pal Lekajn

Një kompani amerikane i kishte rekomanduar qeverisë së Kosovës për zgjatjen e kontratës – me kushte më të favorshme sesa që kishte ndodhur – me kompaninë “Bechtel Enka”, lidhur me të cilën Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë sot ndaj ish-ministrit Pal Lekaj.

Qeveria e Kosovës i obligohej vetëm 14 milionë euro kompanisë “Bechtel Enka”, për të cilën ekzekutivi kishte ndarë 53.1 milionë euro para katër vitesh, bazuar në një rekomandim të kompanisë këshilluese amerikane “Hill International”.

“Hill International” rekomandonte që Qeveria e Kosovës të paguante vetëm nga një milion euro për çdo muaj kompanisë “Bechtel Enka” si kompensim për zgjatjen e kontratës deri më 31 dhjetor të vitit 2018.

Shuma të cilën “Hill International” sugjeronte që t’ia paguante Qeveria kompanisë “Bechtel Enka” ishte saktësisht 14 milionë e 778 mijë e 654 euro.

Në një shkrim të publikuar në gazetën Insajderi specifikohej se “Hill International” këshillonte Qeverinë e Kosovës që për përfundimin e projektit të autostradës “Arbën Xhaferi” nevojiteshin edhe 347 ditë. Kurse, shuma që kompania sugjeronte të paguhej ishte saktësisht 14 milionë e 778 mijë e 654 euro.

Në bazë të këtij vlerësimi të dhënë nga kompania “Hill International”, Qeveria e Kosovës kishte përpiluar një aneks-kontratë që parashihte zgjatjen e kontratës fillestare.

Mirëpo kjo kontratë asnjëherë nuk ishte nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Bechtel Enka”.

Në atë kohë tashmë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, fajësonte Qeveritë e kaluara për kexhmenaxhim të kontratës me “Bechtel Enka-n”.

Pal Lekaj i kishte kërkuar sqarime ish-ministrin Lutfi Zharku, i cili filloi negociatat me “Bechtel Enka-n” më 2018, për mosnënshkrimin e kontratës të cilën e kishte përpiluar në bazë të këshillimit të kompanisë amerikane “Hill International”.

Zharku kishte thënë se kontrata e cila nuk u nënshkrua asnjëherë mes Qeverisë dhe “Bechtel Enka-ës”, duhej të merrej parasysh për të a ndarë 53 milionë euro kësaj kompanie.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, ish-zyrtar i Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatrit dhe shef i kabinetit të Lekajt, Eset Berishës.

Qeveria e Kosovës dhe “Bechtel Enka” kishin nënshkruar kontratë në vlerë prej 600 mijë eurosh për ndërtimin e autostradës “Abën Xhaferi” në vitin 2014 dhe ajo ishte paraparë të përfundonte më 18 janar të vitit 2018. Enjëjta kompani kishte fituar tenderin për autostradën e ndërtuar nga Morina në Merdare.

Afera korruptive – dyshimet që rëndojnë për “avullimin” e 53 mln eurove

Skandali i 53 milionë eurove – ngritet aktakuzë kundër Pal Lekajt

Zyrtari që nënshkroi “marrëveshjen historike” në Berlin, akuzohet për skandalin e 53-milionëshit

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci