Të fundit

Italia mbyll kufijtë me vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës

Për shkak të situatës pandemike, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës, do të hiqen nga dita e nesërme nga lista D ku ndodheshin deri më sot dhe do të bëjnë pjesë e listës E.

Në terma konkretë, hyrja ne Itali lejohet vetëm për arsye pune, shëndetësore, studimi dhe urgjence, ndërkohë që përjashtohet arsyeja e turizmit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane, iu lejohet rikthimi në vendin fqinjë, për të gjithë personat që kanë nënshtetësi të një vendi të Bashkimit Evropian, ose që kanë rezidenca aty, si dhe për gazetarët dhe sportistët etj.

Ndër të tjera, këta të fundit njoftojnë se personat që paraqiten ne kufi duhet të kenë modulin Passenger Locator Form, testimin negativ të kryer 72 orë më herët dhe duhet të karantinohen për 10 ditë në adresë të caktuar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci