Të fundit

Në suspendimin e policit Amir Hoxha nuk ka gisht IPK-ja

Zyrtari Policor nga Prishtina, Amir Hoxha, ka njoftuar se është suspenduar nga puna përkohësisht në afat prej 3 ditësh.

Suspendimi ndërlidhet me një postim që e ka bërë gjatë ditës së djeshme për pakënaqësinë e tij rreth mospagesës së shujtave për policët.

Paparaci ka kontaktuar me Inspektoratin Policor të Kosovës të cilët në një përgjigje me shkrim thanë se nuk është rast që është trajtuar nga IPK-ja.

“Ju lutem kontaktoni me Policinë e Kosovës pasi që nuk është rast që ka trajtuar IPK-ja”, thuhet në përgjigje.

Tutje nga IPK-ja kanë bërë të ditur se parimisht nuk bëjnë suspendime me afat kohor prej 72 orësh.

Paparaci ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur në pyetjet e mediumit.

Amir Hoxha në Facebook sot ka njoftuar se suspendimi vjen me pretekstin se ka kryer “vepër penale” apo shkelje të rëndë disciplinore.

Ai ka shtuar se “fjala e lirë apo shprehja e nje paknaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ai shkroi se se për dallim nga deputetët “paratë e shujtave për policinë si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë edhe pse na takojnë me ligj, me arsyetimin të mungesës së buxhetit”.

Suspendohet zyrtari policor që kritikoi shpenzimet e deputetëve

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci