Të fundit

Sveçla, Kurti e Sindikata s’bëjnë zë për suspendimin e policit

Mbrëmë, zyrtari policor, Amir Hoxha njoftoi se është suspenduar nga puna përkohësisht pas një postimi të bërë në rrjete sociale ku kërkonte pagesë për shujtat për policët dhe kritikonte deputetët e Kuvendit të Kosovës për shpenzimet me derivate.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 12 orë që nga njoftimi i tij, Sindikata e Policisë ende s’ka bërë ndonjë reagim.

Reagim s’ka bërë as Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në profilet e tij zyrtare në Facebook dhe Twitter, ministri s’ka shkruar asnjë fjalë për Amir Hoxhën.

Ngjashëm sikurse Sveçla, as kryeministri i vendit, Albin Kurti, s’ka reaguar në profilet e tij zyrtare rreth suspendimit të zyrtarit policor, Amir Hoxha.

Krahas krerëve shtetërorë edhe liderët e opozitës Ramush Haradinaj nga AAK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Memli Krasniqi nga PDK-ja, nuk kanë dhënë qëndrimin e tyre rreth suspendimit të Hoxhës.

Ndryshe nga ta, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka dalë në mbrojtje, Amir Hoxhës. Ai ka shkruar se qeveria Kurti po e keqpërdorë profesionin e policit.

“Nuk ka profesion më të keqpërdorur nga qeveria Kurti, sesa ai i policit. Mbani mend skenat në veri për hesape elektorale?”, shkruan Molliqaj ndër të tjera në postimin e tij në Facebook.

Molliqaj: S’ka profesion më të keqpërdorur nga Kurti, sesa ai i policit

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se se suspendimi i Hoxhës është i nxituar. Ai  ftuar organet kompetente të rishikojnë vendimin e tyre për suspendimin zyrtarit policor.

“Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës! Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari”, shkruan Haradinaj.

Suspendimi i zyrtarit policor, reagon Daut Haradinaj

Hoxha në postimin e tij në Facebook ka njoftuar se suspendimi ndërlidhet me një postim që e ka bërë gjatë ditës së djeshme për pakënaqësinë e tij rreth mospagesës së shujtave për policët.

Ndërkohë që nga Inspektorati i Policisë së Kosovës kanë thënë se IPK nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.

IPK thekson se rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore.

“Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës”, shkruhet në njoftimin e tyre.

IPK del me sqarim shtesë pas suspendimit të Amir Hoxhës

Amir Hoxha në një postim  në Facebook, gjatë ditës së djeshme shkroi se për dallim nga deputetët “paratë e shujtave për policinë si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë edhe pse na takojnë me ligj, me arsyetimin të mungesës së
buxhetit.

“Paratë e shujtave për Policinë , si dhe shtesat për punë jasht orarit nuk jemi duke i marë perkundër se na takojne me Ligj , me arsyetim të mungesës së buxhetit”, deklaronte Hoxha.

Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk i kanë kthyer përgjigje mediumit.

Suspendohet zyrtari policor që kritikoi shpenzimet e deputetëve

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci