Të fundit

Escobar: ShBA mbështet Vuçiqin, për aq sa ai ndjek rrugën evropiane

Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i ShBA-së për çështjet në Evropë dhe Euroazi, ka thënë se marrëdhëniet e Amerikës me Serbinë nuk janë sa të mirë as të këqija.

“Marrëdhëniet tona janë të komplikuara”, është shprehur ai për Al Jazeera.

“Shpresoj që ky ‘partneritet në zhvillim’ që e kemi do të jetë në gjendje që ta ndikojë stabilitetin në rajon”.

Përndryshe, Escobar është shprehur se “ShBA mbështet Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për aq sa ai ndjek rrugën evropiane”.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për situatën në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka thënë se atje nuk do të ketë luftë të re.

“S’e di pse njerëzit po flasin për luftë, duhet të flitet për zhvillim ekonomik”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci