Portieri i Përfaqësues së Kosovës, Arijanet Muriq ka pësuar një lëndim në ndeshjen e luajtur sot ndaj Rizesporit në Superligën e Turqisë.
Ekipi i Adana Demirspori ku bënë pjesë Muriq, ka njoftuar se portieri i Kosovës është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Portieri ynë Arijanet Muriq u zëvendësua nga loja për kontrolle më të thella mjekësore pas duelit që e pati në fytyrë gjatë ndeshjes. Si rezultat i kontrollimeve mjekësore, mund të themi se ai është mirë me shëndet”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të skuadrës elitare të Turqisë.
Muric’s injury pic.twitter.com/3GMcWKFqH0
— ‘ (@kosovo_49) February 6, 2022
