Të fundit

Gjashtë gola në derbin spanjoll, triumfon Barcelona

Skuadra e Barcelonës ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit, në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, me rezultat 4:2.

Goli i parë erdhi vetëm pas tetë minutave lojë. Yannick Carrasco shënoi për Atletico Madridin, duke ia dhuruar epërsinë fillestare mysafirëve.

Nuk vonoi më shumë se një minutë dhe erdhi kundërpërgjigja e Barcelonës. Jordi Alba shënoi një supergol në minutën e 10-të pas asistimit të Dani Alvesit.

Barcelona shënoi më pas edhe dy gola tjerë, me Gavin dhe Araujon, duke shkuar në pushim mes pjesëve me rezultat 3:1.

Edhe në pjesën e dytë Barcelona ishte më kërkuese për gol. Dani Alves shënoi golin e tij të parë, në këtë sezon, në minutën e 49-të.

Skuadra e Simeones tentoi të rikthehej më pas me golin e Suarez, në minutën e 58-të, i cili shënoi për rezultatin 4:2, por Atletico nuk mundi të bëjë më shumë.

Me këtë fitore, Barcelona ka arritur kuotën e 38-të pikëve, duke e lënë pas pikërisht Atletico Madridin, me 36 sosh.

 

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci