Janë përplasur në Kuvendin e Kosovës shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Përplasja mes Gashit dhe Kërçelit ka vazhduar me ofendime e sharje.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.
“Pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend këtu”, tha Konjufca.
“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare”, tha kryetari i Kuvendit.
Ndërkaq, Gashi ka thënë se “as nuk e kam prekur me dorë” shefin e stafit të Konjufcës.
“Kam pasur distancë relativisht të lartë me të”, ka thënë Gashi. /Paparaci.com
