Të fundit

Helmimet në Deçan, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë ditës së sotme ka mbajtur konferencë për media ku ka njoftuar se lidhur me helmimet që kanë ndodhur verën e vitit të kaluar në Deçan janë ngritur aktakuza ndaj dy personave.

Kështu njoftoj prokurori i rastit Drojan Juniku, në një konferencë për media, teksa shtoi se aktakuza është ngritur ndaj dy zyrtarëve të kompanisë “Hidrodrini”, drejtorit të departamentit teknik dhe kimistes së kësaj kompanie.

“Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv që ka të bëjë me helmimet e qytetarëve të Komunës së Deçanit deh fshatrave përreth sot me datën 7 shkurt kam ngritur në Gjykatën Themelore në Pejë dega në Deçan kam ngritur aktakuzën kundër dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” në Pejë dhe atë kundër drejtoritë departamentit Teknik për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe kundër kimistes së kësaj kompanie për veprën penale ‘Mos evitim i rrezikut’, tha ai.

Prokurori ka shtuar se 872 qytetarë kanë pas simptoma për helmim nga uji i pijshëm.

Prokurori tha se uji ka pas bakterie dhe nuk ka pas testime ose testime shumë të pakta të kontrollit të ujit.

Ai ka theksuar se dy zyrtarët serbë që ishin dyshuar në fillim, ka rezultuar se të njëjtit nuk janë të përfshirë në rastin në fjalë.

Kujtojmë se helmimi i mijëra qytetarëve bëri që kjo Komuna e Deçanit të martën më 13 korrik 2021 të shpallë gjendje emergjente.

Njoftimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka bërë vet kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme vlen për të gjithë territorin e komunës.

Menjëherë pas shtimit të numrit të personave që kërkonin ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit, Komuna e Deçanit, kishte marrë vendim gjithashtu që uji i ujësjellësit në këtë komunë, të mos përdorej për pije.

Nga analizat e kryera nga IKSHPK-ja, pas marrjes së mostrave të ujit ishin identifikuar disa baktere koliforme dhe E.coli, gjithashtu edhe nga mostrat e dërguara për testim jashtë vendit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.

Pas rritjes së numrit të personave që kërkonin trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ishin ngritur dyshime për helmim të qëllimshëm të ujit.

Këto pretendime filloi t’i hetonte menjëherë Prokuroria Themelore e Pejës. Më 16 korrik të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, ishte arrestuar një person që punonte për Agjencinë Kosovare të Pyjeve në Deçan.

Ai ishte arrestuar nën dyshimet se kishte ndaluar kamerat e sigurisë qysh në muajin maj. Por pas 48 orësh të mbajtjes, ishte liruar në procedurë të rregullt. Për dyshimet për helmim, prokuroria ka intervistuar edhe persona të tjerë.

Në ditët e para pas shfaqjes së problemeve shëndetësore të më shumë se 1,500 qytetarëve, Kuvendi Komunal i Deçanit, kishte iniciuar procedurën për themelimin e një ndërmarrjeje të re komunale.

Qëllimi ishte që ujësjellësi i Deçanit të shkëputej nga kompania regjionale K.R.U. Hidrodrini, pasi kjo kompani akuzohej për menaxhim të dobët dhe të papërgjegjshëm të rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë.

“Ky vendim vjen si pasojë e keqmenaxhimit të rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Deçanit nga “Hidrodrini” K.R.U., e që ka të bëjë me aspekte teknike ndërtimore që nga qasja në burim, mos-standardizimin e rezervuarëve të ujit, pusetave të ujit, rrjetit të ujësjellësit e deri te kyçjet ilegale e mospasjen e orëmatësve për regjistrimin e shpenzimit të ujit”, thuhej në vendimin e datës 19 korrik 2021, të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Sipas këtij vendimi, të gjitha këto mangësi kishin sjellë rrjedhimisht për pasojë cenimin e cilësisë së ujit, gjë e cila ka krijuar situatën e infektimit dhe helmimit me ujë në Komunën e Deçanit, të mbi dymijë qytetarëve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci