Mark Zuckerberg dhe ekipi i tij po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së Facebookut dhe Instagramit në Evropë nëse Meta nuk mund të përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët amerikanë.
NGA:Michaels Williams
Nëse Meta-s nuk i jepet mundësia për të transferuar, ruajtur dhe përpunuar të dhëna nga përdoruesit e saj evropianë në serverët me bazë në ShBA, Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën, paralajmëroi pronari i gjigantëve të medieve sociale në raportin e tij vjetor.
Çështja kryesore për Meta është transferimi i të dhënave transatlantike, i rregulluar nëpërmjet të ashtuquajturës Mburoja e Privatësisë dhe marrëveshjeve të tjera model që Meta përdor ose përdori për të ruajtur të dhënat nga përdoruesit evropianë në serverët amerikanë. Marrëveshjet aktuale për të mundësuar transferimin e të dhënave janë aktualisht nën një shqyrtim të ashpër në BE.
Në raportin e tij vjetor drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të ShBA-së, Meta paralajmëron se nëse nuk miratohet një kuadër i ri dhe kompania nuk lejohet të përdorë modelin aktual të marrëveshjeve “ose alternativat”, kompania “ndoshta” nuk do të jetë më në gjendje për të ofruar shumë nga “produktet dhe shërbimet më të rëndësishme” të saj, duke përfshirë Facebook dhe Instagram, në BE, transmeton The Guardian, përcjell Paparaci.
Shpërndarja e të dhënave mes vendeve dhe rajoneve është thelbësore për ofrimin e shërbimeve të saj dhe reklamimin e synuar, theksoi Meta.
