Të fundit

Thellohet skandali i burgjeve – kamerat dyshohet se janë vendosur në qelitë e grave

Pajisje për video-incizim dyshohet se janë vendosur në qelitë e grave të burgosura në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, ka mësuar Paparaci nga burime brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kamerat, dyshohet se janë vendosur në dhomat e pavijoneve të grave të burgosura në Qendrën Korrektuese në Lipjan, i kanë thënë Paparacit burime brenda ShKK-së.

Vendosja e tyre është realizuar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Paparaci raportoi sot se dy zyrtarë të ShKK-së janë suspenduar nga puna si pasojë e shpërfaqjes së skandalit.

Udhëheqësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, njeriu i cili aktualisht mban përgjegjësi për funksionimin dhe veprimet operative të ShKK-së, Ali Gashi, ka refuzuar të flasë për Paparacin të hënën.

Ai ka thënë se ndodhet në një takim, para se të fikte telefonin. Nuk është përgjigjur më në thirrjet e gazetës.

Paparaci, raportoi se dy zyrtarë të ShKK-së janë suspenduar nga puna.

Fatlinda Mustafa, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan dhe Ilir Kelmendi, drejtor për Siguri në Shërbimin Korrektues (ShKK), u pezulluan nga detyra të martën.

Për skandalin, është shprehur të mos jetë në dijeni edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Ai i ka sugjeruar Paparacit të drejtohet për sqarime në Shërbimin Korrektues të Kosovës. /Paparaci.com

Skandal në burgun për gra në Lipjan – dyshohet për vendosje të kamerave

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci