Të fundit

Gruaja tenton të vras burrin e saj në Ferizaj

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të ketë ndodhur dje në Ferizaj, shkruan Paparaci.

Sipas njoftimit të Policisë një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti është sulmuar me thikë nga gruaja e tij.

Viktima sipas policisë ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Ndërkohë, që e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar me thikë nga e dyshuara femër kosovare (bashkëshortja e tij). Viktima ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci