Të fundit

​Suspendohet komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë në veri

Komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në kuadër të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Uglesha Jarediq, është suspenduar nga puna.

Kosovapress shkruan se ai është suspenduar për 72 orë për shkak se dyshohet për veprën penale dhunë në familje.

“Ka kohë që Jarediq është ndarë me bashkëshorten dhe jeton vetëm, mirëpo B. J. ish bashkëshortja e tij, ka përjetuar dhunë për muaj të tërë duke pranuar mesazhe me përmbajtje fyese dhe ofenduese përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Si rrjedhojë, ajo ka denoncuar rastin në polici”, shkruan KP.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci