Të fundit

Miratohet propozimi i kontestuar i qeverisë për “Kosmonte Foods”

Propozimi i qeverisë për t’ia dhënë statusin e “Investitorit Strategjik” kompanisë “Kosmonte Foods”, Sh.P.K, është duke u shqyrtuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Propozim-vendimi i qeverisë është miratuar me mbi 60 vota të deputetëve në Kuvendin e Kosovës të martën, raporton Paparaci.

Ky propozim i ekzekutivit rezultoi një nga pikat më të nxehta të diskutimit në një seancë plenare të kuvendit në fundin e muajit nëntor të vitit të kaluar, raporton Paparaci.

Opozita i cilësoi të dyshimta procedurat e ndjekura nga qeveria për propozimin e shpalljes së “Kosmonte Foods” si investitor strategjik.

“Kosmonte Foods” është një kompani private me bazë në Fushë Kosovë. Ajo është në pronësi të sipërmarrësit Lulzim Begaj.

Sipas të dhënave publike në ARBK, “Kosmonte Foods” Sh.P.K., merret me tregtinë e produkteve të qumështit, vezëve, vajrave dhe yndyrnave të gatimit.

Dhënien e statusit Investitor Strategjik për “Kosmonte Foods” Sh.P.K. e kanë kundërshtuar deputetët e opozitës, në seancën e kuvendit më 23 nëntor, kur propozimi i qeverisë u vu në shqyrtim për t’u tërhequr më pas si pasojë e mungesës në seancë të ministres Hajdari.

Ata nuk u shprehën parimisht kundër shpalljes së “Kosmonte Foods” investitor strategjik, por kritikuan procedurat e ndjekura nga qeveria mbi propozim-vendimin.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kompania me bazë në Fushë Kosovës ka pasur një kontest ligjor me Ministrinë e Bujqësisë.

Por, sipas tij, qeveria është tërhequr nga një padi civile që kishte ushtruar ndaj “Kosmonte Foods” lidhur me uzurpimin e një prone shoqërore.

Tahiri, po ashtu tha se “kjo kompani nuk i plotëson kushtet” për shpallje si investitor strategjik investues.

Kritika për propozim-vendimin e qeverisë pati edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci