Të fundit

Ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj takuan prokurorin e rastit Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bashkë me zëvendësin e saj, Blerim Sallahu, janë takuar me një prokuror për rastin e Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes, i cili më 2016 vdiq në rrethana ende të pasqaruara.

Shefja e dikasterit të drejtësisë shprehet se i kanë kërkuar takim prokurorit për t’ia dhënë informacionet që i kanë gjatë kohës sa janë në detyrë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ajo shtoi se deklarata e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, se e kanë takuar prokurorin për t’i kërkuar “ngritje aktakuze” nuk qëndron.

“Duke pasur parasysh që po bëhet fjalë për zv.ministrin e Drejtësisë, natyrisht që do të deklarohem. Por, sa i përket akuzave të tij (Molliqajt), unë as nuk merrem me të. Atij ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët. Planit të tij ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët. Sa i përket zv.ministrit të Drejtësisë, z.Blerim Sallahu, ka qenë një takim i imi, i zëvendësit. me Prokurorin, dhe është shënim zyrtar. Pra ne asgjë fshehtë nuk kemi bërë. Sepse, ne kemi kërkuar takim me prokurorin për t’ia dhënë disa informacione që ne i kemi pasur gjatë kohës sa jemi në detyrë. Pra, e kemi takuar prokurorin, i kemi thënë këto informacione i kemi ne, tash d.m.th ai vlerëson nëse duhet të merren veprime të tjera, apo jo. I njëjti e ka njoftuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale”, tha ajo në T7.

“Pra, kur ne jemi në dijeni për diçka që ka ndodhur në atë kohë, ne bëjmë vepër penale nëse e mbajmë të fshehtë atë. Ne vetëm i kemi dhënë informacione, dmth të cilat ne i kemi pasur, dhe i kemi thënë këto janë ato që ne i kemi marrë, mirëpo është puna e juaj tash me i rikonfirmu informacionet që ne i kemi. Si zyrtarë kemi shku, kemi kërku takim. Kemi qenë dy, ka qenë edhe një zyrtare e prokurorisë speciale aty. Prandaj me akuzu që ka kërku me ngrit aktakuzë, sidomos kur flet për rastin Dehari, unë nuk e di qysh ka fytyrë, nuk e qysh ka ftyrë me abuzu kaq shumë në këtë drejtim. Por le ta vlerësojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci