Të fundit

Drecun: Politika ekstremiste nuk i solli rezultat Kurtit

“Politika që u kthye në ekstremizëm ndaj popullit serb këtë herë nuk i solli rezultatin e pritur Albin Kurtit”, ka thënë për televizionin serb RTS kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, përcjell Paparaci.

Drecun ka thënë se populli serb me rezultatin e mirë të Listës Serbe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, “iu përgjigj qartë të gjitha masave të njëanshme të Prishtinës”, si dhe se në veri të Kosovës është shënuar një pjesëmarrje e lartë e serbëve.

“Besimi i lartë që i është dhënë Listës Serbe, pra edhe Beogradit zyrtar, ka treguar se serbët nuk kanë frikë nga asnjë veprim i dhunshëm i Prishtinës, se në të ardhmen do të përgjigjen të bashkuar ndaj veprimeve të tilla të reja të mundshme dhe kjo është një gjë e mirë për Listën Serbe, ajo konfirmoi fuqinë e saj politike dhe mund të dalë me kërkesë ndaj Prishtinës që nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave Serbe, së shpejti do të heqë dorë nga pjesëmarrja në “institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, ka pretenduar Drecun.

Ai ka shtuar se Lista Serbe me rezultat konfirmoi se populli serb në Kosovë “dëshiron koordinim të plotë të veprimeve të përfaqësuesve të saj politikë me Beogradin zyrtar” dhe se “beson se nuk mund të mbijetojë në periudhën e ardhshme pa shtetin e Serbisë”./Paparaci.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci