Të fundit

Helmohen 320 persona në Krujë, nuk dihen shkaqet

Në spitalin e Krujës është rritur numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të simptomave të helmimit, mirëpo arsyeja ende nuk është kuptuar.

Nga mbrëmja e kaluar dhe deri në këto momente i janë drejtuar spitalit për mjekim 150 persona, ndërsa nga dita e diele dhe deri mbrëmjen e djeshme, 173 qytetarë janë paraqitur në spital.

Në total numri i persona të paraqitur me simptoma të helmimit shkon në 320. Burime nga Policia e Krujës bëjnë me dije se në qytet janë dy depozita uji. Të dy depozitat kanë qenë të mbyllura dhe të ruajtura me roje dhe kamera. Dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza dhe uji i pijshëm, shkruan balkanweb.

Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temeraturë.

Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.

Kujtojmë se nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci