Pasi qeveria kroate dha miratimin e saj, aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore USS Harry S. Truman lundroi në ujërat kroate.
Ai së bashku me fregatën e Marinës Mbretërore Norvegjeze, do të ankorojë sot në Split, njoftoi ambasada amerikane.
“Është një mundësi emocionuese për ekuipazhet e anijeve që të njihen me banorët e Kroacisë dhe të përjetojnë historinë dhe peizazhin piktoresk të saj”, ka thënë kontraadmirali Kurt Renshov, komandanti i Grupit të Tetë të Goditjes.
“Kohë më parë, kemi marrë pjesë në stërvitjen “Neptun Strike 22” me aleatin tonë Kroacinë, brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Kjo vizitë në portin e Splitit do të jetë çelësi për të demonstruar vendosmërinë tonë me partnerët dhe aleatët amerikanë në Adriatik”, ka thënë kapiteni Gavin Daff, oficer komandues i aeroplanmbajtëses Harry S. Truman, transmeton Paparaci.
Aeroplanmbajtësi amerikane USS Harry S. Truman është ankoruar edhe më parë pranë Splitit në vitin 2015. Ka qenë në shërbim që nga viti 1996 dhe është një nga aeroplanmbajtësit bërthamor të klasit Nimitz, aeroplanmbajtësve më të mëdha në botë, me madhësinë e tre stadiumeve të futbollit.

Ai është mbi 300 metra i gjatë dhe mbi 40 metra i gjerë. E furnizojnë dy reaktorë bërthamorë që mundësojnë shpejtësi mbi 30 nyje. Pa rimbushje, ai mund të lundrojë tre milionë milje, pothuajse 25 vjet.
Në vitin 2015, kur ky aeroplanmbajtës ishte në Kroaci, armët e transportuesit përbëheshin nga aeroplanë luftarakë F/A-18 Hornet dhe Superhornet, helikopterë SH-60 Seahawk dhe aeroplanë elektronikë të zbulimit dhe paralajmërimit të hershëm E-2 Hawkeye.
Për mbrojtjen ajrore, ai përdor raketat Sea Sparrow dhe sistemin anti-ajror Phalanx, i cili kombinon radarin dhe një armë kundërajrore me shumë tyta./Paparaci
