Të fundit

Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Bundesrati gjerman ka miratuar vendimin për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani.

Me 69 vota pro, Bundesrati vendosi të njohë patentë shoferët e Kosovës.

Për miratimin e propozim-vendimit është shprehur i lumtur edhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Në një shkrim në Facebook, Ajeti tha se vendimi i deputetëve gjerman flet për “miqësinë ndërmjet dy vendeve tona”.

“Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona”, tha Ambasadori. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci