Të fundit

Shitja e opiumit dhe trafikimi i heroinës, “zbulohet” pasuria 850 miliardë euro e talebanëve

Deri tani talibanët kanë fituar kryesisht nga shitja e opiumit dhe tregtisë së heroinës. Por luftëtarët militantë islamistë do të qeverisin një vend që ka pasuri të mëdha tokësore. Kina e ka zgjatur dorën ndërkohë. Tani që e morën pushtetin për herë të dytë talibanët kanë qasje edhe në thesaret e rëndësishme të vendit. Në një raport të vitit 2010 ekspertët ushtarakë dhe gjeologët amerikanë vlerësojnë, se Afganistani, një nga vendet më të varfra të botës, ka pasuri tokësore që kapin vlerën e 1.000.000.000.000 dollarëve amerikanë, 1 bilionë dollarë ose 850 miliardë euro.

Hekuri, bakri, kobalti, litiumi dhe minerale të rralla janë pasuritë kryesore. Në vitet në vazhdim pasuri të tilla mbetën të pashftyrëzuara për shkak të kdhunës së vazhdueshme në vend. Ndërkohë vlera e këtyre mineraleve është rritur tej mase, edhe për shkak të trendit global të energjisë proklimatike. Sipas një raporti të qeverisë afgane të vitit 2017, pasuria në minerale arrin në 3 bilionë dollarë, por këtu përfshihen vetëm lëndët fosile.

Litiumi, që duhet për prodhimin e baterive për automjetet elektrikë, smartphones apo laptops është shumë i kërkuar. Kërkesa këto kohë është rritur me 20%. Sipas një dokumenti të Pentagonit, Afganistani është ndërkohë “Arabia Saudite e litiumit” dhe vlerëson se pasuritë janë kaq të mëdha, sa ato të Bolivisë, që ka rezervat më të mëdha në botë.

Edhe kërkesa për bakrin është rritur në kohën e rimëkëmbjes ekonomike, kur pandemia e Coronës po shkon drejt fundit. Vitin e e kaluar kërkesa për bakrin është rritur me 43%. Më shumë se e një e treta e pasurisë së ardhshme të Afganistanit mund të arrihet përmes zgjerimit të nxjerrjes së bakrit. Takim i ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi me përfaqësuesin taliban, Mullah Abdul Ghani Baradar.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci