Të fundit

KQZ publikon rezultatet e votave me kusht në Kamenicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për Komunën e Kamenicës.

Nga këto rezultatet, më i votuari del të jetë kandidati i VV-së, Kadri Rahimaj, me gjithsej 59 vota, ndërsa Qëndron Kastrati nga PSD, del të jetë i dyti me 45 vota.

Vendin e tretë e mori kandidati i AAK-së, Faton Jakupi me gjithsej 19 vota, ndërsa pas tij është kandidati i LDK-së, Jeton Biçkaj me gjithsej 9 vota.

Të parafundit e zuri kandidati i PDK-së, Muhamed Kallaba me 7 vota, ndërsa kandidati i NISMA-s, Albert Sermaxhaj mori 2 vota.

Sa i përket votave për kuvend komunal, VV-ja prinë me 43 vota, e dyta PSD me 24 vota, ndërsa e treta, AAK me 22 vota.

Ndryshe, në Komunën e Kamenicës do të garojnë në balotazh kandidati i PSD-së, Qëndron Kastrati dhe kandidati i VV-së, Kadri Rahimaj.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci