Përmes një postimi në rrjerin social Instagram përfaqësuasja e Serbisë në konkursin Miss Internacional, Valentina Petroviq, së bashku me përfaqësueset e tjera të Malit të Zi dhe të Kosovës e kanë bërë shqiponjën dy krenare dhe menjëherë pas kësaj kanë filluar mesazhet dhe kritikat e shumta kundrejt saj.
Ajo në postimin e saj në Instastory ka shkruar: “Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Gjatë një gëzimi të pakontrolluar për festën më ftuan të bëja një foto, u afrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat nga gëzimi i madh m’i kapën duart duke më bërë që unë të bëja shqiponjën, nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla.
Unë dua t’u kërkoj falje të gjithë anëtarëve të kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky veprim.
Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj.
Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, ka shkruar Valentina Petroviq.
View this post on Instagram
