Është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i K.B ‘’Fushë Kosova’’.
K.B.”Fushë Kosova” në Fushë Kosovë më datën 05.03.2022 ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor për shkak të dorëheqjes së ushtruesit të detyrës ta kryetarit K.B ”Fushe Kosova”.

Delegatet e KB ”Fushe Kosova” njëzëri zgjodhen kryetar te ri Z. Mentor Krasniqi, biznesmen i njohur. Poashtu u zgjodhën edhe dy nënkryetar Dardan Elshani, Shpat Haklaj dhe sekretar Ergin Ibishi.
Monitorues në këtë Kuvend ishin përfaqësuesi nga K.K Z.Ramadan Jashanica dhe përfaqësuesi nga Federata e Boksit , Z.Latif Demolli.
Në K.B.”Fushë Kosova”, falënderojnë të gjithë ata që i votuan dhe i dhanë besimin, ndërkohë që kryetarit të ri, Mentor Krasniqi dhe stafit të tij i urojnë punë të mbarë e të suksesshme..
