Të fundit

Dalin sot para gjykatës 50 të arrestuarit në rastin “Pika”

48 zyrtarët policorë dhe dy doganierët që u arrestuan dje në aksionin “Pika” që u realizua dje Inspektoratit Policor dhe Prokuroria Speciale, do të dalin sot para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Seanca siç mëson Paparaci nga burimet do të filloj sot në orën 10:00.

Paparaci dje raportoi ekskluzivisht se dy nga 50 të arrestuarit janë  togerët Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qafë Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafë Morinë, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.

Kurse, arrestimi i dy doganierëve u konfirmua edhe Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera theksohej se doganierët e arrestuar ishin suspenduar nga puna.

Përfundon aksioni “Pika” – gjithçka që duhet të dini

Burimet e mediumit tregojnë se ky rast është iniciuar më 31 maj të vitit 2021, kurse të arrestuarit po dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Krahas arrestimit të udhëheqësve të pikave kufitare Qafë Prushë dhe Qafë Morinë në media u raportuan edhe emrat e zyrtarëve tjerë të arrestuar. Sipas raportimeve nën prangat e policisë ranë edhe Kreshnik Arllati, Benon Këpuska, Afrim Deda, Demë Lokaj, Ahmet Shabani, Uran Mati, Artan Tahqi, Fatmir Sadiku, Isa Dobraj, Gezim Hoxhaj, Ismet Tahiraj, Kadri Selmanaj, Ismet Deva, Lush Himaj, Hysen Hasani, Shaqiri Krasniqi, Mergim Bekaj, Labinot Morina, Gezim Turkaj, Ahmet Kasumaj, Male Berisha, Osman Smajlaj, Avdi Perolli, Skender Meta, Haki Dobraj, Fazli Gjonbalaj, Gjemë Hadërgjonaj, Hamez Puka, Xhevdet Haklaj, Besim Lokaj, Gani Ahmeti, Rasim Tolaj, Agim Hadetgjonaj, Enis Tortulla, Agron Bejtullahu, Senad Zherka, Isa Ibrahimi, Mehmet Manxhuka, Sami Hajdari dhe Gzim Shabani.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, dje në një konferencë për media njoftoj se hetimet kishin filluar që nga maji i vitit të kaluar, teksa shtoi se nën hetim ishin gjithsej 68 zyrtarë.

Lumezi bëri të ditur se 18 persona ishin ende në arrati dhe për kapjen e disa prej tyre institucionet e Kosovës po bashkëpunonin me ato të Shqipërisë.

“Në momente të zbulimit të identiteve të kryerve të veprave penale kemi nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër 68 personave sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana. Ndërsa personat ndaj të cilëve është nxjerrë vendimi për vëzhgimin e tyre, disa janë në arrati; disa edhe nuk janë shtetas të Kosovës”, tha dje Lumezi.

Tutje kryeprokurori i shtetit shoti se “nga të arrestuarit janë konfiskuar telefonat mobil të cilët i kanë poseduar të cilët do të na shërbejnë më vonë në procedurë penale”, shtoi ai.

Pesë rreshterë në mesin e 50 të arrestuarve në aksionin “Pika”

Kushtrim Hodaj nga Inspektorati Policor i Kosovës, dje deklaroi se në mesin e 50 të arrestuarve ishin edhe pesë rreshter policorë.

Hodaj tha se të arrestuar dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndaj tyre gjatë ditës së djeshme ishte vendosur masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci