Të fundit

6 ushqimet e vjeshtës që ndihmojnë për të bërë një gjumë të rehatshëm

Siç e dimë të rriturit duhet të flenë jo më pak se 7 orë gjumë gjatë natës, por për shkak të stresit kjo mund të jetë e vështirë për t’u bërë.

Për fat të mirë ka një sërë ushqimesh që sjell stina e vjeshtës, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm.

Por cilat janë 6 ushqimet e këtij sezoni që mund t’ju ndihmojnë të flini sa më mirë?

Bajamet

Sipas studimeve, bajamet mund t’i ndihmojnë njerëzit të flenë më mirë për shkak të magnezit që ato përmbajnë. Teoria që e mbështesin ekspertët është se magnezi vepron duke qetësuar sistemin nervor qëndror.

Kështu, ju do të ndiheni më të relaksuar dhe do të bëni një gjumë më të qetë. Konsumimi i 100 gram bajamesh do të plotësojë 20% të vlerës ditore të rekomanduar për magnez.

Mollët

Një nga frutat e shijshme që sjell vjeshta janë edhe mollët. Duke qenë se kanë një sasi të lartë të vitaminës C, ato mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak, të presionint të gjakut dhe gjithashtu të ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes.

Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt dhe të qëndroni në gjumë për më gjatë.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla, janë një shoqërues i shijshëm për çdo vakt ushqimi. Ato kanë gjithashtu veti relaksuese që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Konsumi i fibrave sipas ekspertëve ndikon në zgjatjen e fazës së gjumit të thellë. Dhe duke qenë të mbushura me fibra, patatet e ëmbla mund të shërbëjnë si një mundësi perfekte për të bërë një gjumë të rehatshëm.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë fruta që jo vetëm kanë shumë shije, por janë të pasura edhe me plot vitamina të rëndësishme. Ato janë të pasura me vitaminë C e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit. Mungesa e vitaminës C në organizëm çon deri në pagjumësi.

Arrat

Arrat të cilat përdoren si erëza ndihmojnë në përmirësimin e gjumit, në uljen e presionit të gjakut, ndihmojnë në reklasimin e enëvë të gjakut dhe gjithashtu mund të ndikojë pozitivisht në gjendjen shpirtërore.

Të gjithë këta faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci