Të fundit

Rusia heq dorë nga traktati i paqes me Japoninë

Rusia thotë se do të braktisë bisedimet me Japoninë që synojnë nënshkrimin e një traktati formal paqeje, për arsye se Japonia i është bashkuar sanksioneve Perëndimore kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.

Rusia dhe Japonia nuk i dhanë fund zyrtarisht armiqësisë të Luftës së Dytë Botërore për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi ishujt e vegjël të njohur në Rusi si Kurilet Jugore dhe në Japoni si Territoret Veriore, të cilët shtrihen në ishullin verior të Japonisë, Hokkaido, që u pushtuan nga forcat sovjetike në 1945.

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se do të ngrijë diskutimet mbi projektet e përbashkëta ekonomike për ishujt dhe se do të ndalojë udhëtimet pa viza në to nga qytetarët japonezë.

“E gjithë përgjegjësia për dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të interesave të vetë Japonisë i takon Tokios zyrtare, e cila qëllimisht zgjodhi të ndjekë një diskurs anti-rus”, tha ministria ruse.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci