Të fundit

Një shtet i fuqishëm i BE-së kërkon që Ukraina të anëtarësohet në Union

Zyra e kryeministrit italian, Mario Draghi, tha se Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas The Guardian, Ukraina ka ofruar rezistencë heroike ndaj pushtimit rus, tha Draghi, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për refugjatët që ikin nga luftimet, si dhe ndihmë ushtarake.

“Arroganca e qeverisë ruse është përplasur me dinjitetin e popullit ukrainas, i cili ka arritur të frenojë synimet ekspansioniste të Moskës dhe t’i imponojë një kosto të madhe ushtrisë pushtuese” ak thënë Draghi në Parlament.

Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, mbajti një fjalim në parlamentin italian me anë të një lidhjeje video më herët sot, ku paralajmëroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë zi buke në vendet në mbarë botën.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të depërtojnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë” ka theksuar Draghi

“#Ukrainë, Draghi: Ne duam të tërheqim një rrugë për afrimin e Ukrainës me Evropën. Dua t’i them presidentit #Zelensky se Italia është përkrah Ukrainës në këtë proces. Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian” theksohet në  një postim në tëitter të Kryeministrisë së Italisë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci