Ylli i TV-së Cimon Cowell ka vendosur që të largohet nga televizioni për t’ iu përkushtuar jetës private dhe familjes së tij.
Cowell ka qenë pjesë e pandashme e ekranit për gati dy dekada tashmë, duke u konsideruar si një prej fytyrave më të njohura në televizionet britanike dhe amerikane. Ai gjithmonë ka qenë një personazh kryesor në panelin e jurisë në “X Factor” dhe “Britain’s Got Talent” për 17 vjet radhazi, dhe tani do të zëvendësohet nga Gary Barlow për shfaqjen e tij të re ITV, Walk The Line.
62-vjeçari do të përfshihet më shumë jashtë si producent ekzekutiv në vend që të shfaqet në ekran siç ishte planifikuar fillimisht, shkruan The Sun.
Pesëmbëdhjetë muaj pas operacionit të vështirë të shpinës shkaktuar nga një aksident në një biçikletë elektrike vitin e kaluar, ai tani dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë partneres Lauren dhe djalit Eric.
Kjo i jep fund një epoke mahnitëse të dominimit të ekraneve televizive – por Cowell është ende i vendosur të punojë në projekte televizive në të ardhmen dhe pritet të kthehet në serinë e ardhshme të “Britain’s Got Talent”
