Të fundit

Përleshje me thikë në Gjakovë

Disa qytetarë janë përleshur me thika në afërsi të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka bërë të ditur se nga përleshja janë lënduar dy persona.

“Në ora 11:00 ka ndodhur rasti dhe janë lënduar dy persona. Njëri është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” dhe tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor dhe Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Xhurkaj.

Ai shtoi se të dyshuar në këtë rast janë tre persona, ndërsa një është arrestuar.

Xhurkaj tha se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci