Të fundit

“Dikush është ende duke i pritur te dera që 20 vjet”

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur ekspozita personale e skulptorit Eroll Murati. Kjo ekspozitë titullohet “Skulptura në hapsirë” dhe tenton të hedhë dritë mbi realitetin e hidhur në Kosovë.

Motoja e saj është “Dikush është ende duke i pritur te dera që 20 vjet”. Kjo ekspozitë ka për temë çështjen e të pagjeturve në Kosovë.

Skulpturat janë shumë më ndryshe se si jemi mësuar zakonisht t’i shohim, ato komunikojnë me njëra tjetrën, duke shpalosur kështu situatën dhe ngjarjet aktuale të vendit tonë.

Murati ka treguar se këtë ekspozitë e ka realizuar në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të shohin dhe të dinë rëndësinë e skultpruave në hapësirë, pasi sipas tij, këto skulptura nuk janë të shpeshta në vendin tonë, raporton Paparaci.

Ai ka qenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme kulturore që përfshinin ekspozita personale po ashtu edhe kolektive.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci