Të fundit

Pak para lindjes, arratiset nga spitali e dashura e futbollistit shqiptar

Anxhela Shimac, e dashura e futbollistit të kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, është arratisur nga një spital privat në Poloni para se të lindte.

Ajo ka thënë se për shkak të moskujdesjes së mirë nga stafi është detyruar të largohet nga spitali.

Shimac ka postuar foto në Instagram Story ku shihet krahu i mavijosur dhe Lirim Kastrati duke puthur barkun e saj.

“Mbrëmë nga lumturia dhe gëzimi deri te udhëtimi i sotshëm në Kroaci. Kryeqytet, spital privat, ndërsa brenda vetëm një infermiere e cila flet anglisht. Ajo infermiere tri herë radhazi më lëndoi krahun në tri vende të ndryshme, herën e katërt ajo ia del mbanë, por krahun nuk mund ta ndjej. Ankohem, qaj por ata janë të vrazhdë ndaj meje. Dërgojnë mjekun kryesor tek unë i cili nuk di asnjë fjalë anglisht”, ka shkruar ajo.

“Tani kam 10 orë udhëtim, pasi fatkeqësisht nuk mund të udhëtoj me aeroplan, por i falënderohem spitalit në Zagreb i cili më pranoi menjëherë. Shpresoj që dikush të kuptojë nga gabimi im dhe të mos tentojë të shkojë të lindë në vendet si Polonia, prandaj po e shkruaj këtë. Dhe po, Kroacia mbi të gjitha”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci