Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta shpallur sot Ditë zie për nder të Madeleine Albright.
Siç thuhet në një postim të ambasadës së ShBA-së në Kosovë, lidershipi i Albright shpëtoi jetë dhe siguroi siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm.
“Faleminderit që e keni njohur Madeleine sot dhe duke vazhduar të nderojmë kujtimin e saj duke ndërtuar një demokraci të begatë, multietnike”.
