Një person ka raportuar në Polici se pas një konflikti verbal dhe fizik me tre te dyshuar meshkuj të panjohur është therur me një thikë.
Rasti ka ndodhur të premten, në rrugën “Rrahim Beqiri”, Prishtinë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas Policisë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh e PK-së.
