Kyrylo Budanov, shefi i Inteligjencës së Ushtrisë së Ukrainës, pretendon se autoritetet ukrainase janë në dijeni të planit strategjik rus.
Sipas kreut të Shërbimit Sekret të Ushtrisë së Ukrainës, Rusia synon të marrë nën kontroll së paku gjysmën e Ukrainës.
“Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në gjysmë për të krijuar një zonë nën kontrollin e Moskës, pasi përpjekja e tyre për pushtimin e të gjithë vendit ka dështuar”, tha Budanov, raporton The Guardian.
“Në fakt, është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe atë të Jugut në Ukrainë”, shtoi Budanov, derisa vijoi se Ukraina së shpejti do të nisë operacionet guerile në zonat që momentalisht ndodhen nën pushtimin rus.
Ndërkaq, në anën tjetër presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vazhdon t’i bëjë thirrje NATO-s që të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.
