Të fundit

Nxënësit në Kiev i rikthehen mësimit online

Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës, Kievi, do të mund t’i rikthehen mësimit sot. Mësimi do të mbahet përmes platformave online.

Kryetari i Kievit njoftoi për rihapjen e shkollave, duke thënë se orët mësimore do të “përshtatet me pushtetet aktuale[…]duke përdorur platforma të ndryshme mësimore”.

Vitali Klitschko tha se “Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”.

Në shkrimin e tij në “Telegram”, ai tha se nuk do të funksionojë frika që Rusia po tenton ta bëjë.

“Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!” tha ai.

OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve të vendit janë larguar nga vendi gjatë luftës, shkruan BBC.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci