Të fundit

Gashi i LDK-së – Muratit: Të marrin policia të çojnë me zor në Komision

Formimin e komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike ka ngjallur debat në Kuvendin e Kosovës mes pozitës dhe opozitës.  Përderisa ministri i Financave, Hekuran Murati formimin e një komisioni të tillë e konsideroi humbje kohe, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i tha ministrit se në këtë komision do ta dërgonin “me zor”.

Ministri Hekura Murati teksa foli për komisionin hetimor tha se deputetët duhet të hetojnë keqpërdorimet në fushën e energjisë që nga viti 2008-të, raporton Paparaci.

“…formimi i komisionit hetimor për këtë çështje do të në shërbente vetëm që të na merrte kohën neve si ministra, si qeveri, kohën të cilën do ta shfrytëzonim për të përmbushur programin qeverisës me të cilin kemi fituar. Nëse Kuvendit i interesojnë keqpërdorimet në sektorin e energjisë, unë do tu ktheja që në vitin 2008. Që në vitin 2008 kemi një shpenzim prej 210 milionë euro në KEK që është bërë në atë kohë në emër të remontit dhe investimeve të ekskavatorit dhe minierave. Mund të filloni aty, tek privatizimi i KEDS-it dhe të shikoni se si u bë që Kuvendi kishte miratuar, vendimi i Kuvendit parashihte që shitje të bëhej në dy njësi…Por qeveria në atë kohë kishte vendosur që dy njësi ti privatizonte tek i njëjti blerës…”, tha ndër të tjera ai.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i tha ministrit Murati se formimi i komisionit nuk diskutohet sepse “është obligim ligjor”.

“Këto janë disa çështje punë të kryme. E para formimi i komisionit as që diskutohet sepse është obligim ligjor. E dyta fusha e veprimit të Komisionit është propozu dhe nëse ka interesim për me shku për më tej, sipas dëshirave të ministrit le të formohet një komision tjetër, sepse është propozuar një fushë konkrete e veprimit të Komisionit. Tash na krejt çka duhet me diskutu është përbërja e komisionit”, tha Gashi.

Ai shtoi se nëse është e nevojshme fusha e veprimtarisë së këtij komisioni do të zgjerohet e pse jo edhe të formohet një i ri, raporton Paparaci.

“Besoj që problematika e çështjes së energjisë është shumë e thellë dhe sidomos është shpërfaqë në fundin e vitit të kaluar dhe gjatë periudhës të këtij viti, kjo do të hetohet. Nëse dalin çështje tjera që duhet patjetër të hetohen mund të vijnë më propozim për zgjerim të fushë veprimtarisë së komisionit ose të formohet një komisionin tjetër”, shtoi deputeti i LDK-së.

Arben Gashi krejt në fund të fjalës së tij i tha ministrit Murati se po të jetë nevoja, atë e “marrin policia e qojnë mezort” për të raportuar në komision.

Për këtë ai përmendi edhe rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Paparaci.

“Por tash për tash e kemi një kërkesë tjetër. Dhe ministrit që po i tutet që po i hup koha, e ka detyrë ligjore me shku me raporto në komision, përndryshe e marrin policia e qojnë mezort. Është detyrë. Nuk mbetet në opsion tëndin. Nuk dojke me shku as ish-presidenti, por më kujtohet se e patëm çu me zor. E ki për detyrë më shku me raportu”, përfundoi ai./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci