Të fundit

Komuna e Prishtinës fton qytetarët t’i largojnë antenat satelitore

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës, ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, për të larguar antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit, të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.

Në një komunikatë nga Komuna e Prishtinës, afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.

“Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet në kumtesën e Komunës.

“Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci