Të fundit

Detaje të reja nga helmimi i Abramoviç

Ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich dhe dy negociatorë ukrainas të paqes dyshohet se kanë  përjetuar simptoma të helmimit, pas një takimi në Kiev.

Në mbrëmjen e 3 marsit, ata u takuan në Kiev, pikërisht në zemër të territorit ukrainas. Më vonë atë mbrëmje – tre prej tyre, sipas uebsajtit  investigativ ‘Bellingcat’, pësuan simptoma të helmimit me agjent nervor.

Ata kishin lëkurë të përflakur, sy të irrituar dhe dhimbje të forta pas syve – simptoma të cilat zgjatën gjithë natën. Asnjë prej tyre nuk kishte ngrënë asgjë më shumë, sipas Bellingcat, se sa çokollatë dhe ujë.

Abramovich humbi shikimin për disa orë dhe qëndroi në spital, ndërsa një person i katërt që kishte konsumuar të njëjtat produkte nuk shfaqi asnjë simptomë.

Specialistët e armëve kimike kanë shqyrtuar këtë rast dhe kanë arritur në përfundimin se besojnë se ishte i qëllimshëm, dhe simptomat ishin të njëjta me ato që vuan një viktimë e një sulmi me armë kimike.Ende nuk ka asnjë pretendim për përgjegjësi.

Në mënyrë të pashmangshme njerëzit do të pyesin nëse kjo ishte  puna e GRU-së, shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë, që Britania arriti në përfundimin se bëri helmimin e Novichok Salisbury. Nuk ka asnjë fjalë nga Rusia dhe asnjë provë se kush qëndron pas këtij sulmi.

Dikush, me sa duket, donte t’u dërgonte një paralajmërim atyre që marrin pjesë në bisedimet e paqes, për shkak se doza e rrezatimit nuk ishte aq e fortë sa ti vriste.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci