Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për “rrëmbim të civilëve të pafajshëm”, shkruan Sky News.
Në një mesazh në mediat sociale, ministrja tha se lideri rus po “u drejtohej masave të dëshpëruara” në luftën e tij kundër Ukrainës.
Ajo shkroi: “Putini vazhdon të përdorë taktika të neveritshme kundër popullit ukrainas, duke përfshirë rrëmbimin e civilëve të pafajshëm.
“Ai nuk po i arrin objektivat e tij dhe po përdor masa të dëshpëruara.”
Putin continues to use abhorrent tactics against the Ukrainian people, including abducting innocent civilians.
He is not achieving his objectives and is resorting to desperate measures.
Putin must fail in Ukraine. #thetaken https://t.co/ydgbvdZI1P
— Liz Truss (@trussliz) March 28, 2022
